a

Mbrojtësi i qytetarëve (Ombudsmani) është organ i pavarur shtetëror i cili mbronë dhe avanson realizimin e të drejtave të qytetarëve, duke kontrolluar organet dhe organizatat që ushtrojnë autorizime publike se a e kryejnë punën e tyre në mënyrë të ligjshme dhe të drejtë . Përveç kontrollit formal të rrespektimit të ligjit Mbrojtësi i qytetarëve kujdes të veçant i jep etikës,  ndërgjegjshmërisë , paanshmërisë , profesionalizmit, përshtatshmërisë , efektivitetit , rrespektimit të dinjitetit të palës si dhe vetive të tjera të cilat duhet të  karakterizojnë administratën, të cilat qytetarët me të drejtë i presin nga ata që si taksapagues paguajnë për ta.

Mbrojtësi i qytetarëve (Ombudsmani) është organ i pavarur shtetëror i cili vepron në mënyrë të pavarur dhe autonome. Zgjedhet dhe shkarkohet nga Kuvendi Popullor i  Republikës së Serbisë , të cilit edhe i  paraqet raportin e punës.

Mbrojtësi i qytetarëve (Ombudsmani) është bërë pjesë e rendit juridik të Republikës së Serbisë në vitin 2005, kur edhe është miratuar Ligji mbi Mbrojtësin e qytetarëve (Ombudsmani) . Ekzistenca e këtij institucioni është konfirmuar edhe në Kushtetutën e Republikës së Serbisë të vitit 2006 .

Mbrojtësi republikan i parë dhe i tanishëm i qytetarëve Saša Janković ka marr detyrën më 23. korrik të vitit 2007 , kur edhe e ka dhënë betimin para deputetëve popullor të Kuvendit të Serbisë .

Shërbimi profesional i Mbrojtësit të qytetarëve ka filluar me punë më 24. dhjetor  2007 , në adresën e përkohshme në Beogradin e Ri në rrugën Milutin Milanković nr.106 . Nga data 4. maj të vitit 2010 , adresa e re e Mbrojtësit të qytetarëve është në rrugën Deligradska nr. 16, në Beograd .

Mbrojtësit të qytetarëve me anë të ankesës apo në bisedë të drejtpërdrejtë , mund t'i drejtohen të gjithë si  ( shtetasit e Serbisë , të huajt, personat apatrid (pa shtetësi) , refugjatët, personat e zhvendosur , shoqatat, personat juridik ...) të cilët mendojnë se organet e administratës në mënyrë jokorrekte i zbatojnë ( ose nuk zbatojnë ) dispozitat ligjore të Republikës së Serbisë në dëm të tyre . Para parashtrimit të ankesës parashtruesi është i obliguar që të bëjë përpjekje që të drejtat e tij t'i mbrojë në procedurën e caktuar  ligjore .

Për komunikimin me qytetarë ( me telefon apo personalisht ) kujdesen të punësuarit në Shërbimin profesional të Mbrojtësit të qytetarëve të cilët , pavarësisht nga numri i madh i ankesave dhe kushteve të vështira të punës nuk e kanë kthyer asnjë palë përkundër orarit të caktuar për pranimin e palëve nga ora 09.00 deri në ora 16.00.