TË DREJTAT E PERSONAVE TË PRIVUAR NGA LIRIA
TË DREJTAT E PERSONAVE TË PRIVUAR NGA LIRIA
TË DREJTAT E PERSONAVE TË PRIVUAR NGA LIRIA
ANKESË
KОМЕNTARI MBI ÇËSHTJE TË CAKTUARA TË LIGJIT DHE RREGULLORES ME TË CILAT ËSHTË RREGULLUAR POZITA E PAKICAVE KOMBËTARE
Mbrojtësi i qytetarëveështë organ i pavarur dhe autonom shtetëror i ngarkuar për të mbrojtur dhe avansuar rrespektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut . Imunitetin të cilin e gëzon Mbrojtësi i qytetarëve i mundëson pavarësi dhe autonomi në punën e tij .
Kujdes të veçant Mbrojtësi i qytetarëve i kushton :
• të drejtave të pakicave nacionale ,
• të drejtave të fëmijëve ,
• të drejtave të personave me aftësi të kufizuara ,
• të drejtave të personave të privuar nga liria ,
• barazisë gjinore .
Mbrojtësi i qytetarëve kontrollon , duke verifikuar pretendimet e ankesës apo duke vepruar me vetëinicijativë , se organet shtetërore , avokati publik republikan , si dhe organet dhe organizatat që ushtrojnë autorizime publike ndaj qytetarëve se a veprojnë në përputhje me ligjet dhe dispozitat tjera ligjore të Republikës së Serbisë apo në përputhje me parimet e administratës së mirë .
Roli i institucionit të Mbrojtësit të qytetarëve, është i definuar në Kushtetutën e Republikës së Serbisë dhe në Ligjin mbi Mbrojtësin e qytetarëve , dhe është që vazhdimisht të ndikojë në rrespektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut me autoritetin personal si dhe me reputacionin e institucionit . Me fuqinë e argumenteve Mbrojtësi i qytetarëve duhet që të bindë organet përgjegjëse për ekzistimin e lëshimit të bërë, për nevojën e korrigjimit të tij si dhe për ndryshimin e mënyrës së punës.
Mbrojtësi i qytetarëve, megjithate , nuk është institucion i të drejtës " vullnetare" .
Organet e administratës kanë detyrim të përcaktuar Ligjor për të bashkëpunuar me Mbrojtësin e qytetarëve , duke i mundësuar qasje në hapësirat e tyre dhe t'i vejnë në dispozicion të gjitha të dhënat , pa marrë parasysh shkallën e fshehtësisë së tyre , kur kjo është në interes të procedurës e cila udhëhiqet . Kur kjo është e rëndësishme për procedurën që e udhëheq Mbrojtësi i qytetarëve ka të drejtë të bisedojë me secilin punonjës të organeve të administratës kurse mbikqyrësi i organit është i obliguar që të sigurojë këtë .
Mbrojtësi i qytetarëve mundet që publikisht të rekomandojë shkarkimin e zyrtarit përgjegjës për shkeljen e të drejtave të qytetarëve / reve . Ndaj punonjësit të administratës i cili është drejtpërdrejt përgjegjës për shkeljen e të drejtave të qytetarëve / reve Mbrojtësi i qytetarëve mundet të kërkojë që ndaj tij të inicohet procedurë disiplinore .
Nëse Mbrojtësi i qytetarëve konstaton se në veprimet e ndonjë mbikëqyrësi apo punonjësi të administratës ka elemente të vepës penale ose të ndonjë vepre tjetër të denueshme , Mbrojtësi i qytetarëve është i autorizuar që t'i paraqes kërkesë organit kompetent , përkatësisht kërkesën për inicimin e procedurës penale, kundërvajtëse apo të procedurës tjetër të nevojshme.
Mbrojtësin e qytetarëve e zgjedh dhe e shkarkon Kuvendi Popullor të cilit edhe i përgjigjet për punën e tij .
Me zgjedhjen e Mbrojtësit të parë të qytetarëve Republika e Serbisë është e përcaktuar për zhvillimin e marrëdhënieve demokratike mes qytetarëve / reve dhe pushtetit . Qëllimi kryesor i institucionit të Mbrojtësit të qytetarëve është që të kontribuojë në realizimin e të drejtave dhe lirive , parimit të barazisë si dhe ruajtjes së di
Mbrojtësi i qytetarëve (Ombudsmani) është organ i pavarur shtetëror i cili mbronë dhe avanson realizimin e të drejtave të qytetarëve, duke kontrolluar organet dhe organizatat që ushtrojnë autorizime publike se a e kryejnë punën e tyre në mënyrë të ligjshme dhe të drejtë . Përveç kontrollit formal të rrespektimit të ligjit Mbrojtësi i qytetarëve kujdes të veçant i jep etikës, ndërgjegjshmërisë , paanshmërisë , profesionalizmit, përshtatshmërisë , efektivitetit , rrespektimit të dinjitetit të palës si dhe vetive të tjera të cilat duhet të karakterizojnë administratën, të cilat qytetarët me të drejtë i presin nga ata që si taksapagues paguajnë për ta.
Mbrojtësi i qytetarëve (Ombudsmani) është organ i pavarur shtetëror i cili vepron në mënyrë të pavarur dhe autonome. Zgjedhet dhe shkarkohet nga Kuvendi Popullor i Republikës së Serbisë , të cilit edhe i paraqet raportin e punës.
Mbrojtësi i qytetarëve (Ombudsmani) është bërë pjesë e rendit juridik të Republikës së Serbisë në vitin 2005, kur edhe është miratuar Ligji mbi Mbrojtësin e qytetarëve (Ombudsmani) . Ekzistenca e këtij institucioni është konfirmuar edhe në Kushtetutën e Republikës së Serbisë të vitit 2006 .
Mbrojtësi republikan i parë dhe i tanishëm i qytetarëve Saša Janković ka marr detyrën më 23. korrik të vitit 2007 , kur edhe e ka dhënë betimin para deputetëve popullor të Kuvendit të Serbisë .
Shërbimi profesional i Mbrojtësit të qytetarëve ka filluar me punë më 24. dhjetor 2007 , në adresën e përkohshme në Beogradin e Ri në rrugën Milutin Milanković nr.106 . Nga data 4. maj të vitit 2010 , adresa e re e Mbrojtësit të qytetarëve është në rrugën Deligradska nr. 16, në Beograd .
Mbrojtësit të qytetarëve me anë të ankesës apo në bisedë të drejtpërdrejtë , mund t'i drejtohen të gjithë si ( shtetasit e Serbisë , të huajt, personat apatrid (pa shtetësi) , refugjatët, personat e zhvendosur , shoqatat, personat juridik ...) të cilët mendojnë se organet e administratës në mënyrë jokorrekte i zbatojnë ( ose nuk zbatojnë ) dispozitat ligjore të Republikës së Serbisë në dëm të tyre . Para parashtrimit të ankesës parashtruesi është i obliguar që të bëjë përpjekje që të drejtat e tij t'i mbrojë në procedurën e caktuar ligjore .
Për komunikimin me qytetarë ( me telefon apo personalisht ) kujdesen të punësuarit në Shërbimin profesional të Mbrojtësit të qytetarëve të cilët , pavarësisht nga numri i madh i ankesave dhe kushteve të vështira të punës nuk e kanë kthyer asnjë palë përkundër orarit të caktuar për pranimin e palëve nga ora 09.00 deri në ora 16.00.